Transmetuar më 13-03-2019, 20:26

Një i burgosur është gjetur i varur në institucionin e ekzekutimeve të vendimeve penale në Berat.

Ai është 38-vjeçari Bujar Murati, i cili në kushte ende të paditura ka tentuar ti japë fund jetës në burg.

Kanë qenë punonjësit e burgut që e gjetën atë në qeli, ndërsa fillimisht u transportuan në Spitalin e Beratit.

Murati shkoi në spital në gjendje kome dhe u nis në Tiranë, ku dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë.

38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth një vit më parë, nga ish-i dashuri i saj, i cili më pas vrau edhe veten. /k.k/noa.al/