Transmetuar më 13-03-2019, 19:34

Ka ndërruar jetë edhe nëna shtatzënë e përfshirë në aksidentin e rëndë të ditës së sotme, në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit, në afërsi të fshatit Shtoi.

Esmeralda Bajrakurti nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa ngjarja bëhet edhe më tronditëse pasi e ndiera ishte edhe shtatzënë.

Më herët, vjehrra e saj, Hasmije Bajrakurti ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Dy gratë u përplasën nga një makinë në rrethana që mbeten ende të paditura. /k.k/noa.al/

Makina përplas kalimtaret, vdes vjehrra, në gjendje të rëndë nusja shtatzënë