Transmetuar më 13-03-2019, 19:00

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme.

Ata po udhëtonin me një makinë, teksa në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në Kamerras  shoferi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga.

Makina drejtohej nga 25-vjeçari F.V, ndërsa në mjet kishte edhe 19-vjeçarin A.Ç.

Të dy mbetën të plagosur dhe aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, por dyshohet se shpejtësia e lartë ka stimuluar daljen e mjetit nga rruga. /k.k/noa.al/