Transmetuar më 13-03-2019, 18:49
foto ilustruese

Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme, në lumin Buna.

Ai u gjet rreth orës 17:05, tek Ura e Bunës e Re, Shkodër.

Sipas informacioneve zyrtare, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për momentin policia thotë se personi i mbytur, rreth 50 vjeç nuk është identifikuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme. /k.k/noa.al/