Transmetuar më 13-03-2019, 18:11

Arrest shtëpie ka dhënë Gjykata e Fierit për Pëllumb Isufajn, inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit.

Sipas trupit gjykues, ai ka qëlluar me gurë një punonjës policie, në protestën e Partisë Demokratike në Fier, të dielën e kaluar.

Sipas provave te paraqitura nga avokati i inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit, nuk është ky personi qe ka qëlluar me gurë efektivin e FNSH-së.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy protestues të tjerë të arrestuar për protestën e zhvilluar në qytetin e Fierit ku pati përplasje me policinë.

Seanca zgjati më shumë se dy orë. /k.k/noa.al/