Transmetuar më 13-03-2019, 17:22

Parlamenti u mbledh sot në seancë plenare ku morwn pjesë edhe deputetët e të ashtuquajturës “opozita e re”.

Deputetët që erdhën nga listat e LSI dhe PD të 2017 janë ulur në vendin që deri një muaj më parë mbanin dy grupet parlamentare PD e LSI. Deputetët e rinj kanë votuar sot pro nismat e qeverisë.

Nga radhët e PD, ra në sy fakti se Alban Zeneli nuk votoi asnjë nga nismat në rëndin e ditës, ndërkohë që Lefter Koka dhe Ligoraq Karamelo nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

Deputetët e larguar nga LSI-ja kanë votuar nismat e qeverisë, ndërkohë që i vetmi që është diferencuar ka qenë Ylli Shehu, ky i fundit në çdo nismë ka votuar kundër.

Të vetmin projektligj që e votuan të gjithë pa përjashtim ishte nisma që synon të përmirësojë kushtet e konvikteve.

“Projektligji ‘Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2017, për projektin “Programi për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës, sipas parimit të efiçencës energjetike, faza III’ mori sot 85 vota pro dhe asnjë kundër.