Transmetuar më 13-03-2019, 14:55

Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur dhe një të tjetër të plagosur rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoi. Ato po ecnin në rrugë në momentin kur janë përplasur nga një automjet Volswagen.

Nga ky aksident ka humbur jetën 58-vjeçarja Hasmije Bajrakurti ndërkohë që një nusja e saj, Esmeralda Bajrakurti ka mbetur e plagosur rëndë.

Menjëherë pas aksidentit e reja është dërguar me urgjëncë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore pasi raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, mësohet se Esmeralda është dhe në pritjen e saj të ëmbël, ndërsa nuk dihet ende fati i foshnjës.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/