Transmetuar më 13-03-2019, 14:41

Kryeministri Edi Rama padit për shpifje ish kryeministrin Sali Berisha. Sot është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës.

Kreu i qeverisë ka paditur për shpifje ish-kryeministrin lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shitje të detit fqinjëve grekë.

Si dëm moral ndaj akuzave kryeministri Rama ka kërkuar nga kundërshtari i tij politik shumën e 1 milion lekëve dëmshpërblim.

Gjithësej janë 40 padi që kryeministri Rama ka ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish-deputetet Jorida Tabaku, Ervin Salianji, etj.

Në procesin e sotëm gjyqësor, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Fide Osmani, vendosi shtyrjen e seancën për më datën 11 prill. /noa.al/