Transmetuar më 13-03-2019, 13:23

Pas deklaratës së deputetit Lefter Koka i cili tha se vijon të jetë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe se ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e partisë, vjen reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Endrit Braimllari i kujton Kokës, se me vendimin për mbajtjen e mandatit, e vetëpërjashtoi vetë veten.

“Lefter po të sqaroj si Sekretar i Përgjithshëm se me veprimin tënd je i vetëpërjashtuar pasi ke refuzuar që prej kohësh të marrësh pjesë në mbledhjet grupit parlamentar dhe të Kryesisë së LSI. LSI vendosi të mos jetë pjese e Parlamentit të komanduar nga kriminelët dhe të paguar prej parave të drogës. Ndërsa ti ke zgjedhur të rrish aty dhe të përfitosh prej tij dhe kjo është zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjesë e LSI nuk vije në Parlament, sot vendose të shkosh”, shkruan Braimlari.

Ai shton se LSI nuk do të jetë peng e interesave private të askujt, as të djegies së “mëkateve në inçeneratorë” por do luftojë deri në fund që Shqipërinë ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.

Braimllari e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se kushdo në Shqipëri duhet të përgjigjet përpara ligjit deri në fund për çdo abuzim apo përvetësim të parave të qytetarëve shqiptarë. /a.y/noa.al

Koka tha se është pjesë e partisë, LSI nxjerr vendimin e përjashtimit

I doli kundër LSI, Lefter Koka: Çdo njeri në Parlament përfaqëson veten e tij