Transmetuar më 13-03-2019, 12:37

Deputeti Lefter Koka i cili i doli kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke mos e djegur mandatit ka folur për herë të parë ditën e sotme, nga ambientet e jashtme të Parlamentit.

Ai tha se vendimi i tij është i ndryshëm nga i grupit parlamentar, por shtoi se vijon të përfaqësojë LSI.

“Ne vërtetë propozohemi nga një forcë politike sepse Kodi Zgjedhor është i tillë, por ne në Parlament përfaqësojmë veten. Jemi kthyer qesharak për shkak të kodit”, u shpreh Koka.

Ai tha se duhet riparë Kodi Zgjedhor duke u shprehur i gatshëm për të votuar çdo ndryshim që garanton përfaqësimin e qytetarëve.

I pyetur nëse synon Bashkinë e Durrësit, ai tha se nuk është ambicia e tij.

Po ashtu ai tha se marrëdhëniet me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe drejtuesit e partisë i ka patur shumë të mira.

Kujtojmë se qysh në krye të herës Lefter Koka i LSI refuzoi të djegë mandatin, ashtu si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari e PD. /a.y/noa.al

Parlament, betohen shtatë deputetët e rinj të opozitës