Ahmetaj falënderon deputetët e rinj: Mos kini komplekse, bëtë detyrën
Transmetuar më 13-03-2019, 10:28

Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, falënderoi deputetët e trinj të opozitës, të cilët u betuan sot në Parlament.

“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë, detyrën ndaj atdheut”, u shpreh Ahmetaj.

Ai kërkoi nga kolegët e rinj që të ngrihen në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët.

Në seancën e sotme u betua Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Me betimet e sotme shkon në 11 numri i deputetëve të rinj të opozitës.

Kjo pasi javën e kaluar morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, i cili zëvendësoi Endrit Braimllarin e LSI.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu.

Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Mandati i Vangjel Tavos në Gjirokastër, i kaloi Ediola Brahës.

Ndërkohë qysh në krye të herës Lefter Koka i LSI refuzoi të djegë mandatin, ashtu si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari e PD. /a.y/noa.al

Parlament, betohen shtatë deputetët e rinj të opozitës