Transmetuar më 13-03-2019, 10:21
Alban Zeneli dhe Lefter Koka

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e shtatë deputetëve të rinj të opozitës.

Ata u betuan njëri pas tjetrit, duke bërë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të urdhërojë pajisjen e tyre me kartën e votimit.

Në seancën e sotme u betua Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Me betimet e sotme shkon në 11 numri i deputetëve të rinj të opozitës.

Kjo pasi javën e kaluar morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, i cili zëvendësoi Endrit Braimllarin e LSI.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu.

Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Mandati i Vangjel Tavos në Gjirokastër, i kaloi Ediola Brahës.

Ndërkohë qysh në krye të herës Lefter Koka i LSI refuzoi të djegë mandatin, ashtu si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari e PD. /a.y/noa.al