Transmetuar më 13-03-2019, 10:09

Të rinjtë e Partisë Demokratike tallin kandidatët që pranuan mandatin e deputetit. Ata kanë mbushur me fletushka hyrjen e Parlamentit, në nisje të seancës së sotme.

Emrat e burrave i kanë deformuar si shenjë zhburrërimi, ndërsa emrat e grave i kanë ironizuar.

Ligoraq Karamelo është quajtur Langaraq, Majlinda Halilaj është quajtur Rilindja, Lefter Maliqi thërritet si grua, Lefteri.

Që të tre lidhen me Kryeministrin Edi Rama dhe aludimet për shpërblimet e marra për pranimin e mandatit të deputetit.

Në fotografi dhe video, mund të shihni më shumë nga çfarë ndodhi para Parlamentit. /a.y/noa.al