Gjithë arsyet pse duhet ti hiqni këpucët kur hyni në shtëpi
Transmetuar më 13-03-2019, 09:34

Edhe ju bëni pjesë në ata persona që i heqin këpucët para se të hyjnë në shtëpi? Nëse po, bëni mirë dhe më poshtë do ju rendisim gjithë arsyet se pse duhet të vazhdoni ta bëni.

Shembull i mirë tek fëmijët– Nuk mund të pretendohet që fëmijët të respektojnë rregullat nëse prindërit e tyre dhe të rriturit, nuk i respektojnë të parët. Kështu që heqja e këpucëve në hyrje të shtëpisë dhe insistimi që të njëjtën gjë ta bëjnë dhe fëmijët, do të thotë të japësh një shembull të mirë.

Bakteret– Sholla e këpucëve mund të mbledhë deri në 400 mijë baktere. Një studim amerikan i kryer në Arizona ka zbuluar se një mes këtyre baktereve janë edhe ato përgjegjëse për meningjitin, diarrenë dhe poliomielitin.

Higjiena– Heqja e këpucëve para futjes në shtëpi do të thotë dysheme e pastër dhe më shumë higjienë. Nga ana tjetër edhe tapetet nuk do të bëhen pis dhe nuk do jeni të detyruar që ti lani shpesh.

Komoditet- Përfytyroni se sa mirë dhe të relaksuar ndiheni kur hiqni këpucët pas një dite të lodhshme në punë. Heqja e këpucëve do të thotë që këmbët të marri ajër, si dhe gishtat të shtrihen lirisht pas qëndrimit të mbledhur dhe mbyllur, shkruan noa.al.

Shëndeti- Të ecurit pa këpucë, ndihmon për të mbajtur më të fortë muskujt e këmbës.

Respekt ndaj vetë këpucëve- Për të bërë të mundur që këpucët të jetojnë më gjatë hiqni sapo hyni në banesë. Idealja është që ti pastroni dhe ti lini të marrin ajër për mëngjesin pasues. /a.y/noa.al