Transmetuar më 13-03-2019, 09:10

Pritet të nisë në orën 10.00 seanca e radhës parlamentare, ku do të betohen deputetët e rinj nga radhët e opozitës të cilët pranuan mandatin, përkundër vendimit të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ndërsa sot nuk pritet që opozita të ketë protestë, për shkak se ka paralajmëruar protestën e madhe më 16 mars te Kryeministria, policia sërish ka marrë masa mbrojtëse.

Siç mund të shihni në fotografi, policia ka rrethuar Parlamentin me kangjella hekuri, si pengesë për depërtimin e personave të tjerë.

Po ashtu shihet prani e shtuar policie në raport me seancat e zakonshme, me synim parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Kujtojmë se seancat e kaluara parlamentare janë shoqëruar me protesta nga ana e opozitës, ku janë shënuar edhe incidente. /a.y/noa.al

Betohen sot në Kuvend, kush janë 11 deputetët e opozitës së re