Transmetuar më 13-03-2019, 08:42
Foto ilustruese

Mblidhet sot seanca e radhës parlamentare gjatë së cilës pritet të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës.

Pas mbledhjes së mbajtur ditën e djeshme Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që t’i përcjellë seancës plenare raporti për dhënin e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hysenit e LSI, Lefter Maliqit dhe Majlinda Halilajt të PD-së.

Ndërkohë pritet që sot të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, për të miratuar kandidatin Ligoraq Karamelo për qarkun e Korçës dhe Alban Zenelin për Kukësin, nga radhët e PD.

Me betimet e sotme shkon në 11 numri i deputetëve të rinj të opozitës.

Kjo pasi javën e kaluar morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, i cili zëvendësoi Endrit Braimllarin e LSI.

Po në Tiranë, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati Ylli Shehu.

Ndërkohë në Elbasan, mandatin e Edmond Haxhinastos, KQZ ia kaloi kandidatit pasues Enver Roshi.

Mandati i Vangjel Tavos në Gjirokastër, i kaloi Ediola Brahës.

Ndërkohë qysh në krye të herës Lefter Koka i LSI refuzoi të djegë mandatin, ashtu si Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari e PD. /a.y/noa.al