Transmetuar më 13-03-2019, 00:12

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka pasur përvojë edhe më parë në seriale, kurse tani pritet që të shfaqet në serialin “Paper Empire” që pritet të dalë me sezon shumë shpejt.

Ajo pritet që së shpejti të paraqitet me rol edhe në një serial të ri.

Në fakt që në nëntor shqiptarja kishte paralajmëruar se do të jetë pjesë e një seriali amerikan, që disa media e kishin cilësuar si të famshëm.

Bleona madje ka publikuar një foto dhe ka bërë një falenderim në rrjetet sociale në lidhje me këtë angazhim.

Por dalja e fotos është pasuar edhe me një përplasje pas komentit të një personi ku ky i fundit e kritikon për veshjen.

"Pse je katandisur kështu? Nuk e shikon atë shoqen si është veshur? Pse na turpëron si Shqipëri"?

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bleonës në këtë rast ku i shkruan:

"O ti hajdar, na fal që të "turpërova" por unë jam me veshjen e filmit se jam me xhirime, kurse ajo shoqja është një nga asistentet e produksionit në film, teknikisht personi që më bie kafen. Po pse harxhoj frymë unë me ty dhe nuk ta bëj bllok ashtu siç e meriton ti "nona e moralit", atë nuk e kuptoj".

Nga seriali “Paper Empire” është shfaqur vetëm një sezon me pesë episode dhe tani pritet që të shihen frytet e tij më të mëdha, në sezonin e dytë. /a.k/noa.al/