Transmetuar më 12-03-2019, 23:42

Juventus ka përjetuar "qiellin e shtatë" këtë mbrëmje në Torino.

Bardhezinjtë kan arritur të kualifikohen në në 1/8 e kompeticionit të Ligës së Kampionëve përballë Atletico Madrid.

Juventus fitoi këtë mbrëmje me rezultatin 3-0 përballë spanjollëve të Atleticos.

Në këtë takim shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili shënoi të tre golat "e artë" për italianët.

Kujtojmë që takimi i parë në Spanjë, përfundoi me rezultatin 2-0 në Favor të Atletico Madrid.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, i njohur si tifoz juventin ka publikuar një fotografi të Cristiano Ronaldo duke e shoqëruar me mbishkrimin: "Foto e ditës".

Më poshtë keni foton: /a.k/noa.al/