Transmetuar më 12-03-2019, 22:57

Juventus ka përjetuar "qiellin e shtatë" këtë mbrëmje në Torino.

Bardhezinjtë kan arritur të kualifikohen në 1/8 e kompeticionit të Ligës së Kampionëve përballë Atletico Madrid.

Juventus fitoi këtë mbrëmje me rezultatin 3-0 përballë spanjollëve të Atleticos.

Në këtë takim shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili shënoi të tre golat "e artë" për italianët në minutat: 26′, 48′ dhe 86′ (penallti).   

Kujtojmë që takimi i parë në Spanjë, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Atletico Madrid.

Në takimin tjetër Manchestër City shkatërroi Schalke 04, me rezultatin 7-0.

Takimi i parë luajtur në Gjermani, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të anglezëve./a.k/noa.al/