Transmetuar më 12-03-2019, 21:20

Trejsi Sejdini ka bërë një ofendim që po merr reagime negative në internet.

Batuta e Trejsi Sejdinit, e ftuar në emisionin “Why Not” të drejtuar nga Roza Lati, na kujtoi edhe njëherë problemet thelbësore prej të cilat vazhdon të vuajë shoqëria jonë.

“A je e virgjër si Enca?” Kjo ishte një prej pyetjeve që iu drejtua Trejsit, përgjigja e të cilës siç e dëgjuat ishte:

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë!”

Menjëherë pas kësaj, e vetëkënaqur prej asaj që tha, Tejsi bashkë me moderatoren e programit, shpërthyen në të qeshura.