Transmetuar më 12-03-2019, 20:07

Gazetarja dhe publicistja Brizida Gjikondi, në politikë aktive për disa vite, analizon situatën e krijuar pas largimit të opozitës nga Parlamenti.

Gjikondi thotë se “pas djegies emocionale të mandateve nga ana e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë, ka rënë pasi të gjitha strukturat që drejtojnë atë, nuk ekzistojnë më”.

“Mjafton të lexosh Rregulloren e Kuvendit dhe e kupton….. ka rënë Konferenca e Kryetarëve, ka rënë Byroja, ka rënë Sekretariati, ka rënë Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet”, – thotë Gjikondi, duke pohuar se “të gjitha këto struktura dhe plot të tjera, pa pjesëmarrjen e opozitës janë NUL”.

“Nuk ka as grupe parlamentare, asgjë, çdo strukturë e këtij parlamenti gati 50% i takon opozitës”, – evidenton Gjikondi dhe shton:

“Kur ka rënë njëra prej shtyllave ka rënë edhe çatia”.

Brizida Gjikondi pohon se kjo është situatë e rëndë si e në “filmi horror” dhe vlerëson se “përgjegjësitë janë totalisht të përbashkëta”.

E në fund, Gjikondi pohon se e gjitha kjo rëndon mbi qytetarët e vendit: “Taksirati bie mbi shqiptarët e thjeshtë, pasi siç thotë dhe një shprehje indiane, sa herë zihen elefantët, është bari ai që shtypet”. /noa.al/