Transmetuar më 12-03-2019, 20:04

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në masivin pyjor të Ishmit në Durrës.

Flakët përhapen me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë, ndërsa terreni i vështirë e pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.

Zjarri ka rënë rreth dy kilometra larg nga rruga kryesore që të çon në Gjirin e Lalzit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet  shërbimi zjarrfikës që po përpiqet të vendosë nën kontroll flakët.

Nuk dihen shkaqet, ndërsa për momentin nuk ka rrezik për banesa. /k.k/noa.al/