Transmetuar më 12-03-2019, 19:26

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u zbulua se ishte trafikant droge.

Ndalimi i 31-vjeçarit, me inicialet M.A, u bë pas kontrolleve në makinën e tij. Aty u gjet një sasi prej 4 kg e 200 gram heroinë, e fshehur me mjeshtëri në ndarjen që përdoret për të fshehur airbag-un.

Por autoritetet nuk u mjaftuan vetëm me kaq, pasi shkuan për kontrolle në banesën e të riut shqiptar, në provincën e Foggias

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të vendosura në afërsi të shtëpisë së tij, u konstatua një garazh, brenda të cilit u gjetën pako të shumta heroine, rreth 18 kg, si dhe 90 kg substanca të ndryshme prerëse.

Shqiptari u arrestua për trafikun e paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Tarantos. /k.k/noa.al/