Transmetuar më 12-03-2019, 19:08

Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë pohoi se kishte harrur fëmijën e saj në terminal.

Saudian Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.

Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe i kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport.

Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta.

Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit në 45 minuta.