Transmetuar më 12-03-2019, 19:03

Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar

Një tjetër turp duket se do të shoqërojë Shqipërinë në prezantimet e saj ndërkombëtare.

Skandali i radhës është raportuar sot, se ka ndodhur në panairin e Frankfurtit në Gjermani.

Siç shikoni dhe foton, flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjën kuqezi.

Skandali është denoncuar nga pjesëmarrës në këtë panair që duhet të ishte imazhi më i mirë për Shqipërinë por që na kthen në një periudhë të errët për vendin.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes aktuale të majtë.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë, por mungesa e vëmendjes i bën organizatorët shqiptarë po aq fajtorë.

Sakaq, asnjë informacion nga ministria shqiptare e Turizmit, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe as nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Minimalisht pala shqiptare që hedh miliona nëpër panairet ku prezantohet mjerueshëm megjithë fondet që merr, duhet të kishte vëmendje dhe të merrte masa për të mos qenë flamuri ynë i komunizmit që ka afro 30 vjet që nuk është më simboli ynë zyrtar. /noa.al/