Transmetuar më 12-03-2019, 18:46
Foto ilustruese

Një person ka mbetur viktimë në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në autostradën Lushnjë-Fier, ndërsa viktimë ka mbetur një 37-vjeçar.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur keq.

Në të ndodheshin shoferi dhe pasagjeri, ndërsa aksidenti rezultoi fatal për këtë të fundit.

Viktima është 37-vjeçari me inicialet H.G. Ndërkohë, shoferi I.B, 45 vjeç, nga Elbasani ndodhet në spitalin e Lushnjës. /k.k/noa.al/