“Propozim si në përralla”, Jennifer Lopez publikon fotot
Transmetuar më 12-03-2019, 18:00

Një ditë pasi shpalli fejesën me Alex Rodriguez, disa zëra e prishën atmosferën e bukur, duke aluduar se partneri i Jennifer Lopez e tradhtonte këngëtaren me ish-gruan e tij Jessica Canseco.

Të gjithë kanë pritur me kuriozitet për të mësuar se si e ka pritur Jennifer këtë lajm aspak të këndshëm. JLo duket që jo vetëm nuk e ka vrarë mendjen, por vazhdon romancën e saj të lumtur me Alex.

Sot ajo ka publikuar foto të tjera nga propozimi në breg të detit ku shfaqet e emocionuar teksa Alex është i ulur në gjunjë. Çifti raportohet të jenë duke pushuar momentalisht në Bahamas.

Në foto shihet Alex i ulur në gjunjë me unazën në dorë dhe këngëtarja mjaft e emocionuar. Përsa i përket unazës, ajo arrin në vlerën 5 milionë dollarë.

Kujtojmë që Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony./b.l/noa.al/