Transmetuar më 12-03-2019, 17:44

Rikthehen sonte në mbrëmje ndeshjet e kthimit të Champions League me dy takime interesante.

Ajo që do të tërheqë më shumë vëmendjen padiskutim që do të jetë takimi mes Juventusit dhe Atletikos.

Bardhezinjtë do të tentojnë të thyejnë në shtëpi spanjollët pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë.

Duket e vështirë por djemtë e Alegrit janë të uritur për të shkuar më tej drejt objektivit kryesor këtë sezon.

Nga ana tjetër, Mançester Siti pret në shtëpi Shalken, teksa ndeshja e parë prodhoi lumë golash.

Interesant është edhe ky takim pas fitores në takimin e parë të anglezëve me shifrat 3-2. /k.k/noa.al/