Transmetuar më 12-03-2019, 16:47

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën italiane “Libero”, teksa ka thënë se opozita është larguar nga Parlamenti, por maxhoranca aktuale nuk është e rrezikuar. Rama ka thënë se në shesh para parlamentit është opozita dhe ata nuk kanë popullin me vete.

Kryeministri është shprehur se ai nuk është “Duçja”, pavarësisht se sipas tij opozita është tërhequr në malin “Aventine”, siç bëri dikur pakica italiane.

“Opozita është jashtë Parlamentit, të tërhequr në malin Aventine siç do të thoshit ju, por unë nuk jam Duçja. Ata duhet të kthehen në Parlament nëse duan të përballemi me njëri-tjetrin, kështu ata vetëm i bëjnë keq Shqipërisë, duke ofruar një imazh të ndryshëm të vendit nga realiteti.

Ne nuk jemi në rrezik destabiliteti. Kjo është një protestë para Parlamentit dhe ata nuk e kanë popullin me vete. Fitova dy vjet më parë me një shumicë absolute, ekonomia e vendit rritet me 4% në vit, pas pak kohe janë zgjedhjet lokale dhe nëse nuk bëjnë pak zhurmë kundërshtarët e mi rrezikojnë një humbje tjetër. Problemi është se kjo protestë, një pallat, jo një shesh, po bën jehonë jashtë vendit. Shtypi rus i jep shumë hapësirë”, u shpreh Rama.

Rama punë të dytë bën piktorin, galeritë, ankandet, gjërat serioze, dhe ndjenja e bukurisë ishte çelësi i tre mandateve të tij si kryebashkiak, gjatë së cilës ai e transformoi Tiranën nga një kamp i madh i fuqisë komuniste kryeqytet.

Me një planifikim të qytetit që përpunon përzierjen e çuditshme midis racionalitetit arkitektonik komunist dhe atij të Ventennio me ndërtesat e gjelbra dhe moderne, të hartuara edhe nga italianët, ai ka lehtësinë e artistit madje edhe duke folur për temat më dramatike.

“Ballkani është strategjik, kemi qenë një vend kufitar për mijëvjeçarë dhe të gjithë do të donin të kishin ndikim mbi ne. Kjo është arsyeja pse unë dua ta marr vendin tim në Evropë, megjithëse në mënyrë të qartë nuk i pëlqen Rusisë dhe fuqive të tjera lindore. Por unë dua ta vendos Shqipërinë në siguri, kemi përjetuar luftë dhe shfarosje etnike në lëkurën tonë, ne kemi kujtimin e saj në zemrat dhe mendjet tona, ato nuk janë një përrallë e gjyshërve”, ka thënë ndër të tjera Rama./b.l/noa.al/