Transmetuar më 12-03-2019, 16:11

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq. Përkeqësimi i motit dhe rënia e papritur e temperaturave e shoqëruar me reshje të vazhdueshme dëborë, ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge.

Ndaj edhe ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojw ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet tw lartw prej orws 12:00. Po punohet pwr mirëmbajtjen dimërore.

Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopojw pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.”-njofton ARRSH./b.l/noa.al/