Transmetuar më 12-03-2019, 15:23

Një tjetër deputet i shtohet Parlamentit. Ervin Salianji është zëvendësuar kështu nga Ligoraq Karamelo që ndodhej në listë nën siglën e PBDNJ.

Më herët kur ka vendosur të pranojë mandatin, Karamelo është shprehur se zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhjelegjitime, ndërsa theksoi se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

Më herët dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit tre përfaqësuesve të LSI-së dhe dy të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë pranuar t’i binden vendimit të opozitës për të braktisur Parlamentin

Komisioni Qendror mori vendimin për Edlira Hysenin, Ediola Brahan dhe Elda Hotin, kandidatë në listat e LSI-së dhe për Lefter Maliqin e Majlinda Halilin, kandidatë në listat e Partisë Demokratike.

Aktualisht në sallën e parlamentit janë 11 përfaqësues nga radhët e opozitës. /b.l/noa.al/