Transmetuar më 12-03-2019, 14:13

Brian Angel ishte një djalë bujar, e donte jetën dhe kishte një ëndërr në sirtar, të bëhej futbollist profesionist. Nuk e dinte që jeta, i kishte rezervuar një vdekje tragjike në moshën 14-vjeçare, në qytetin ku jetonte, në Houston, të Texas, SHBA.

Të mërkurën e kaluar, teksa po dilte nga shkolla, Brian shkoi në supermarketin ‘Shop N Go’, pikërisht para shkollës ‘Jane Long Academy’ për të blerë një ëmbëlsirë.

Por aty ai u përball me një shok të klasës me të cilin lindi një sherr lidhur me një kek ‘brownie’ se kush do e blinte i pari.

Një debat banal, i cili u ashpërsua gjithnjë e më shumë, deri kur shoku nxori një thikë dhe ia nguli në sy, duke e lënë 14-vjeçarin duke ulëritur i gjakosur.

Ai u dërgua me urgjencë në ‘Memorial Hermann Hospital, ku për dy ditë me radhë mjekët tentuan që ta shpëtonin. Por ai ndërroi jetë të premten, duke mos i mbijetuar dot plagës së marrë, shkruan noa.al.

Menjëherë pas vdekjes së tij, policia arrestoi të dyshuarin, por që për shkak të moshës së mitur, emri i tij nuk bëhet me dije. Ndërkohë të dielën u mbajt edhe ceremonia funerale e Brian. /a.y/noa.al