Transmetuar më 12-03-2019, 13:22

Një burrë 59-vjeçar “regjisor” dhe producent artistik, drejtues i një akademie në zonën e Aurelia, u arrestua në Romë të Italisë, për abu.zim sek.sual ndaj pesë vajzave, tre prej tyre të mitura në kohën e ngjarjes.

Burri i detyronte të rejat që të kryenin marrëdhënie me të, duke i mashtruar se duhej të xhironin skenën e një abuzimi për një film.

Ishin dëshmitë e vajzave dhe hard-disku i fshirë ai që çoi në arrestimin e të dyshuarit, i cili nëpërmjet mashtrimit shuante epshet e tij dhe iu premtonte karrierë në botën e spektaklit.

59-vjeçari Pino Flamini ndodhet në arrest shtëpie, ndërkohë që Prokuroria e Romës vijon hetimet ndaj tij, shkruan noa.al.

Hetimet nisën pas denoncimeve të bëra në polici nga dy bashkëpunëtorë të burrit.

Në profilin e tij në Facebook, shkruan se ka studiuar në Universitetin e Sorbonne, jeton në Romë, por se është nga Parisi.

Për shtatë vite me radhë sipas akuzës, ka përfituar duke realizuar skena filmi të paxhiruara kurrë për një film të vërtetë, për të shuar epshet me vajzat që aspironin të bëheshin aktore. /a.y/noa.al