Transmetuar më 12-03-2019, 13:07
Altin Balliu, Olgert Mustafa

Ka dalë sot para Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë, Olger Mustafa.

Gjyqtari vendosi lënien në qeli pa afat për të riun Olger Mustafa, deri në përfundim të hetimeve.

Olgert Mustafa, i cili dyshohet se i mori jetën 35-vjeçarit Altin Balliu në Korçë, u vetëdorëzua në polici më 7 mars, afro dy muaj pas ngjarjes.

Policia bëri ndalimin e Olgerit, si i dyshuar për krimin e ndodhur në 17 janar.

Altin Balliu u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Gjithçka nisi me gërvishtjen e makinës dhe përfundoi fatalisht.

Të dy patën një konfrontim fizik i cili degjeneroi me humbjen e jetës së Balliut.

Konflikti nisi pasi makina e një prej shokëve të 35-vjeçarit, kishte bllokuar rrugën.

Kështu lindur një sherr masiv në lokal.

Më tej Mustafa u largua fillimisht nga lokali dhe mori një pistoletë duke sulmuar Balliun në një kohë kur ai po shkonte i vetëm drejt makinës. /a.y/noa.al