Transmetuar më 12-03-2019, 12:57
Foto ilustruese
Policia e Vlorës thotë se në sajë të ndërhyrjes në kohë, është bërë parandalimi i një krimi në familje.
Mësohet se babai i dehur ka rrahur djalin e tij dhe më pas ka qëlluar me thi.kë vajzën.
50-vjeçari P.Sh., u vu në prangat e policisë pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur në dorë me mjetin prerës, vajzën e mitur.
Gjithçka pasi vajza ndërhyri mes babait dhe vëllait për të shuar sherrin, duke mbetur e dëmtuar.
Lajmërimi i policisë nga i riu bëri që të ndërhyjë policia dhe të prangosë kryefamiljarin.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës. /a.y/noa.al/