Transmetuar më 12-03-2019, 12:19
Foto ilustruese

Një operacion i policisë italiane të Brescia, i zhvilluar gjatë së hënës, ka vënë në pranga 39 persona për përfshirje në shitblerje ko-kaine nga Holanda drejt Italisë.

Bëhet fjalë për një grup të drejtuar nga shqiptarët, ku 27 persona ndodhen pas hekurave, 8 në arrest shtëpie dhe katër me detyrim paraqitjeje.

Mësohet se të arrestuarit janë pjesë e dy grupeve të dyshuara, ku nga 39 të arrestuarit, 29 janë shqiptarë, të cilët rezultojnë me precedentë penalë.

Mësohet se personat e përfshirë në këtë organizatë, planifikonin udhëtime çdo dy javë nga Holanda drejt Brescia me nga 5 kilogramë ko-kainë, të fshehura në makina të modifikuara në Shqipëri dhe të futura më tej në territorin italian.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë lidhur me veprimtarinë e tyre. /a.y/noa.al