Transmetuar më 12-03-2019, 12:03

Është pezulluar nga detyra, efektivja e policisë e cila ditën e djeshme u përfshi në tensione me kolegët e saj pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, teksa kishin shkuar në mbështetje të përmbarimit për shembjen e banesës.

Blerta Dervishi tha sot për mediat se e kanë kontaktuar eprorët, duke i komunikuar pezullimin nga detyra.

“Më morën në telefon dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marrë vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time”, u shpreh Dervishi.

Po ashtu ajo tha se veprimet e saj jashtë orarit të punës, nuk kanë lidhje me detyrën.

Kujtojmë se Blerta Dervishi është pjesë e patrullës ‘Shqiponja’ në Policinë e Shtetit.

Gjatë së hënës bashkë me banorë të tjerë që jetojnë në godinën e planifikuar për tu shembur, ajo u përballë me forca të shumta të Policisë së Shtetit. /a.y/noa.al

Dhuna për pronën te “Petro Nini”, Lleshaj shkarkon Drejtorin e Policisë së Tiranës

Shkojnë t’iu prishin banesat, banorët shtrihen në rrugë, momente tensioni