Transmetuar më 12-03-2019, 11:49

Gjykata e Krimeve të Rë.nda ka dhënë vendimin ditën e sotme për Fatjon Karmeshtnën, personin e akuzuar si bashkëpunëtorin e Sadetin Sulës në marrjen e jetës së gruas së tij, Suela Sula.

Bur-gim i përjetshëm u komunikua për Karmeshtnën, i cili pritet të qëndrojë në qeli për pjesën e mbetur të jetës.

Kjo pasi Karmeshtna u gjet fajtor në vde-kjen e Suela Sulës, ndodhur në 18 prill 2016.

Nga hetimet e kryera Sadetin Sula dyshohet se ka paguar punëtorin e tij Karmeshtna, i cili në këmbim të parave i ka marrë jetën gruas së tij, në tualetin e mobilierisë së familjes, me emrin “Europa”.

Gruaja, nënë e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilierisë që kishte në bashkëpronësi me të shoqin.

Paraprakisht u dyshua se ishte Sadetini ai që kishte mbytur të shoqen, por më pas analiza e ADN-së zbuloi se autori i ngjarjes ishte punëtori i mobilierisë, të cilin Sadetini e kishte bashkëpunëtor të afërt.

Ngjarja ndodhi më 18 prill 2016, rreth orës 12.30, në fshatin Melgushë, Njësia Administrative Bushat, Shkodër, në mjediset e brendshme të mobilerisë “Europa”, ku në banjë, u gjend e pa jetë bashkëpronarja Suela Sula.

E ndjera ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se ishte kthyer në qytetin e Shkodrës.

Ishin regjistrimet telefonike ato që zbuluan se Sadetin Sula bisedonte me Karmeshtnën lidhur me të shoqen dhe dyshimet që kishte ndaj saj, teksa shfaqte xhelozi. /a.y/noa.al