Transmetuar më 12-03-2019, 10:53

Dalin detaje të reja dhe pamje nga plaçkitja e mbrëmjes së 10 marsit, ku të zotit të një pike karburanti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, iu mor një shumë e konsiderueshme parash.

Mësohet se të dyshuarit kushërinj me njëri-tjetrin, Meridian Hoxha, 30 vjeç dhe Dervish Hoxha, 23 vjeç, ishin të njohur me të zotin e karburantit.

Ata kanë shkuar në karburant por nuk e kanë gjetur Zija Hoxhën, teksa janë përballur me gruan e tij, ku në këtë moment janë hedhur në sulm.

Njëri ka mbajtur me muhabet gruan e pronarit, ndërsa tjetri ka arritur të hyjë banesën e biznesmenit, ku ka gjetur kasafortën e cila nuk ka qenë e mbyllur, duke marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra.

Më pas, duke i thënë gruas se Zijai nuk po vinte, ata janë larguar.

Por kanë kaluar disa orë para se të zbulohej marrja e parave, duke bërë që të bëhet edhe denoncimi.

Kështu nga këqyrja e kamerave të sigurisë të instaluara në karburant, është bërë edhe identifikimi i të dyshuarve dhe arrestimi i tyre. /a.y/noa.al/

Si u grabit biznesmeni on Vidnews.

Grabitja e biznesmentit ne Elbasan on Vidnews.