Transmetuar më 12-03-2019, 10:25

Një operacion antidrogë i koduar “Lënginas” ka sekuestruar 31 kilogramë këndë nar-kotike të llojit mari-juanë, duke vënë në pranga babë e bir.

Operacioni u zhvillua gjatë kësaj të hëne, ku u vunë në pranga B.G., 51 vjeç dhe djali i tij A.G., 27 vjeç, banues në Patos.

Policia tha se ndalimi i tyre erdhi pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me "bar".

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit”. /a.y/noa.al