Transmetuar më 12-03-2019, 09:45

Që të gjithë njohim njerëz që e kalojnë jetën duke u ankuar, njerëz dembelë, të hidhur dhe të palumtur. Pas një bisede me ta përfundojmë duke qenë të lodhur, dhe me një humor shumë të ngjashëm me ta. Kështu për të mos marrë energjinë negative të të tjerëve, më poshtë sugjerojmë pesë hile.

Mos u mundoni ti kënaqni të gjithë– Nëse jeton duke pritur atë që njerëzit do të thonë, je vetëm shkaku i prishjes së lidhjes më të bukur në botë, atë me veten. Nuk duhet ti kënaqni të gjithë, mundohuni vetëm të kënaqni veten.

Mësoni të thoni “Jo”- E dimë që të qenit bujar është një cilësi e madhe, por të vënit e nevojave të tjera para tuajave, nuk është e duhur. Ndjenja e fajit për të thënë “jo” shpenzon vetëm energjinë tuaj. Kini parasysh se ju duhet të jeni të parët.

Vendosni limite– Ka njerëz të cilët mundohen që të marrin gjithmonë vëmendjen tuaj. Bëhet fjalë për ata njerëz për të cilët ndjeni keqardhje dhe që ju marrin energjinë. Duhet t’iu vendosni limite këtyre “miqve”, pasi zgjidhja e problemeve tuaja nuk varet vetëm nga ju, shkruan noa.al.

Ajri i pastër- Mënyra më e mirë për tu larguar nga ndikimet e tyre negative, është duke u larguar në ajër të pastër. Merrni frymë thellë dhe shijoni shëtitjen. Do të ndiheni të mbushur me energji.

Vetëm ti mund të ndikosh te mendimet dhe veprimet e tua- Mëso që ti japësh drejtim jetës në mënyrën që të ndihesh i/e lumtur. Mëso të zgjedhësh mirë miqtë dhe mos keni frikë se mos refuzoni dikë, i cili nuk ju bën mirë. Në këtë mënyrë luftoni ankthin, depresionin dhe stresin, duke mbrojtur veten tuaj. /a.y/noa.al