Transmetuar më 12-03-2019, 09:21

Mund të duket e çuditshme kur zgjohesh befas sapo ke parë në ëndërr ish-partnerin/en, por arsyeja se pse ju ka dalë në ëndërr ju mundon.

Lauri Quinn Loewenberg, një shkrimtare dhe eksperte amerikane ëndrrash zbulon edhe pesë arsyet se pse shihet në ëndërr ish-i.

Nëse keni ëndërruar sikur jeni dashuruar si herën e parë– Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar që nga momenti që jeni ndarë, është normale që të shihni në ëndërr momentet kur jeni dashuruar. Në fakt ju nuk po ëndërroni ish-in tuaj, por atë periudhë të jetës, kur u dashuruat për herë të parë.

Shihni në ëndërr një ish të kohëve të fundit- Nëse keni parë në ëndërr një ish të kohëve të fundit, atëherë do të thotë se ju po mundoheni të përballeni me ndarjen. Jeni ende të lënduar dhe po bëni një analizë të gjërave që çuan ndarje.

Nëse keni parë në ëndërr që ish-i dëshiron të rikthehet sërish me ju– Kjo është një ëndërr mjaft e zakonshme, sidomos kur ndarja nuk ka shumë që ka ndodhur. Nëse ish-i kërkon ribashkim, e vërteta është krejt tjetër, pasi kjo mund të jetë dëshira juaj.

Ish-i ju refuzon në ëndërr– Kjo ëndërr ju ndodh shpesh atyre personave që sapo kanë mbyllur një lidhje. Kjo ëndërr në shumicën e rasteve përcjell një mesazh shumë të thjeshtë. Është ndërgjegjja juaj ajo që pop mundohet t’iu thotë se duhet të pranoni realitetin, shkruan noa.al. Një ëndërr e tillë do të thotë se duhet të ecni përpara .

Sërish në një lidhje të gabuar– Mund të keni pasur një ish, që ju ka tradhtuar në të kaluarën. Mund të keni pasur një ish, që ka abuzuar me ju dhe ju ka manipuluar. Mund të keni patur dikë që ju ka shkaktuar ankth dhe tension. Me shumë gjasë, jeni në krizë për shkak të asaj lidhje të gabuar dhe se ka ardhur koha të ecni përpara. /a.y/noa.al