Transmetuar më 12-03-2019, 08:59

E gëlltiti balena dhe më pas e nxori prapë jashtë! Është kjo aventura e frikshme që i ka ndodhur Rainer Schimpf, në Port Elizabeth të Afrikës së Jugut.

51-vjeçari ishte zhytur, pasi profesioni i tij është të xhirojë nën ujë, ndërkohë që ndodhej bashkë me disa miq në ujërat e oqeanit Indian.

Objektivi i tij ishte fiksuar duke ndjekur një grup sardelesh ku donte të kapte momentin perfekt.

Befas drejt tij u afrua diçka e madhe, një balenë, e cila e kapi për koke Rainer.

“Nuk pata kohë të ndjeja asnjë emocion, as frikë. E mbajta gjatë frymën, pasi nuk e dija se çfarë do ndodhte”, tregon zhytësi.

Ai thotë se ndjeu një presion të madh në brinjë dhe në atë moment kuptoi se balena po e nxirrte sërish jashtë, duke e hedhur me furi në ujë.

Gjithë skena e ndodhur javën e kaluaru pa nga gruaja e tij, e cila ndodhej në një anije pak më larg. Vetëm kur Rainer u ndihmua nga miqtë e tij për tu ngjitur në anije, kuptoi se sa me fat ishte, shkruan noa.al.

Balena në fjalë rreth 11 metra e gjatë ushqehet me peshq, karkaleca, gaforre, por jo me njerëz. Historia e Schimph po bën bujë në gjithë botën, duke u përhapur me shpejtësi. /a.y/noa.al