Transmetuar më 12-03-2019, 08:41

E gjithë shtatzënia por edhe ardhja në jetë e fëmijës, është mbajtur e fshehtë. Mësohet se këngëtarja Linda Halimi, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Kaimana.

Lajmin e mirë e ka dhënë me dije, i fejuari i këngëtares, Davon Edwards këtë të hënë.

Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, teksa mban vogëlushen në krahë.

“Ne jemi të lumtur t’iu themi se vajza jonë e parë erdhi në jetë. Ne e duam pafund dhe me zor po presim ta marrim në shtëpi. Shtatzënia ishte shumë e shëndetshme. Ju falenderojmë pa masë për urimet. Ju dua, Lindita, Kaimana”, shkruan Davon. /a.y/noa.al