Transmetuar më 12-03-2019, 08:25

Gjatë orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar ulje temperaturash, por edhe rikthim i reshjeve të dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon se gjatë natës mes të hënës dhe të martës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.

Bëhet me dije se kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gatishmëri.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stëblevë kalimi behet (10 km e fundit, 4-5 cm borë, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Aksi Kuben- Vasije kalohet pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm borë.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Ftohen drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku është lajmëruar. /a.y/noa.al