Transmetuar më 12-03-2019, 07:58
Zona ku ndodhi ngjarja

Një sherr mes të afërmish degjeneroi me të shtëna me armë. Një person mbeti i plagosur, fatmirësisht jo nga plumbat, por nga xhamat e thyer nga të shtënat drejt një dere.

Është kjo ajo që ndodhi pak pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e Trecate në Itali, në një qoshe të rrugës Adua.

Ngjarja ndodhi në një zonë historike mes shtëpive të braktisura.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia ku u gjet i plagosur një 40-vjeçar shqiptar.

Mësohet se i dyshuari për ngjarjen është ish-kunati i tij italian, i cili qëlloi me armë ndaj ish-burrit të motrës.

Pas kësaj i dyshuari u largua me shpejtësi për tu fshehur në një banesë aty pranë ku dhe u gjet dhe ndalua nga policia. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që nuk bëhen me dije emrat. /a.y/noa.al