Kampionati Europian në Shqipëri, Kosovë dhe trojet e tjera jashtë kufijve
Transmetuar më 12-03-2019, 07:22

Ballkani mund të bashkohet në një plan në të ardhmen, për një Europian futbolli, edhe pse detajet duhet ende të përcaktohen.

Ambicia për eventin madhor u shpreh nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Agim Ademi tha se synimi është që aplikimi të bëhet së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

“Në një të ardhme planifikojmë të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë ngjarje të madhe si Evropiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi.

Ai shtoi gjithashtu se shpreson që në federatën maqedonase të futbollit, presidenti të jetë me etni shqiptare, në zgjedhjet që do të mbahen pas pak ditësh.