Transmetuar më 11-03-2019, 23:40

Është publikuar me videoklip kënga ‘Ktheju tokës’ nga Jonida Maliqi.

Mbrëmjen e djeshme Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e këngës “Ktheju Tokës”, që do të jetë projekti përfaqësues i Shqipërisë në Eurovizion-in e këtij viti.

Ashtu siç vetë këngëtarja kishte lajmëruar, videoklipi është në një linjë me muzikën e këngës dhe tekstin, pra e diçkaje tërësisht etnike dhe që i bën thirrje jo vetëm shqiptarëve që të kthehen në vendin e tyre, por edhe është si një klithmë për mbarë fenomenin e emigracionit me të cilin po përballet Europa.

Kështu shkruan dhe Jonida në përshkrimin e videoklipit në Instagram:

“ Ktheju Tokes, eshte nje thirrje e kenduar fuqishem nga Jonida Maliqi qe sebashku me videoklipin e realizuar nga Triangle Media Group u drejtohet tashme jo vetem shqiptareve, por vjen njeheresh si nje klithem per mbare fenomenin e emigracionit me te cilin po perballet aktualisht mbare Europa".