Transmetuar më 11-03-2019, 21:50

Një 28-vjeçare është zgjuar nga koma dhe zbuloi se kishte humbur këmbët dhe gishtërinjtë e saj.

Juttima Chinnasri mendoi se kishte ethe por në fakt vuante nga sëmundja e meningokokut.

Kur ajo shkoi në shtrat një mbrëmje në tetor të vitit të kaluar, me ethe, u shqetësua se ishte ftohur.  Por kur u zgjua në mëngjes vuri re në trupin e saj shenja skuqje dhe shkoi në spital.

Mjekët në spitalin Saint George i thanë 28 -vjeçares se ishte shumë sëmurë dhe nga analizat e gjakut u konfirmua se vuante nga meningokoku B.

Ajo ra në koma dhe mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë. Juttima kaloi tre muajt e ardhshëm në spital duke u mësuar te jetojë pa gjymtyrët e saj.

Një në çdo dhjetë njerëz të diagnostikuar me meningokokë B vdesin. Sëmundja e meningokokut është një infeksion bakterial që mund të shkaktojë vdekjen brenda disa orësh nëse nuk diagonistikohet dhe trajtohet në kohë.