Transmetuar më 11-03-2019, 21:31

Ka një shprehje e cila thotë se “qejfi ha kumbulla të tharta”.

Të shumtë janë njerëzit që paguajnë shuma marramendëse për të plotësuar qejfet e tyre apo familjarëve.

Artisti i njohur në të gjithë botën Damien Hirst ka publikuar disa fotografi të suitës më të shtrenjtë në botë.

Kjo suitë ndodhet në Las Vegas, në brendësi të Palms Casino Resort, dhe për të qëndruar dy net aty do të paguani 176 mijë euro.

Në këtë suitë kanë qëndruar më së shumti miliarder rus dhe kinezë, të cilët kanë shijuar bukuritë e rralla të saj.

Në shërbim të atyre që marrin këtë suitë vihet një maxhordom, i cili u përgjigjet për çdo kërkesë që ata kanë.

Pamja që mund të shikohet nga kjo suitë është përrallore dhe brenda saj është edhe një akuarium ku gjenden peshkaqenë, një pishinë gjigante dhe disa banja përrallore.